E Diel, 1 Nëntor 2026

“Shqipëria krah Ukrainës”, Rama: Jemi vend i vogël, por të gatshëm të japim ndihmën tonë në çdo kohë

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në konferencën për rimkëmbjen e Ukrainës dhe rindërtimin e saj, të organizuar në Romë.

Pavarësisht se Shqipëria është një vend i vogël dhe ska fuqi të madhe për të ndryshuar shumë, kreu i qeverisë Shqiptare u shpreh se ajo do të jetë gati për çdo ndihmë për Ukrainën së bashku me Italinë dhe partnerët Europianë.

“Shqipëria është një vend i vogël me burime modeste. Asnjë fuqi për të ndryshuar fushë betejenë, por kemi qenë dhe jemi bashkë me Italinë dhe partnerët kurdo dhe sido Ukraina të ketë nevojë që të jemi për ta. Ne duhet të bëjmë më të mirën që nuk duhet ta lëmë paqen në vijë e dytë të mendimeve tona, që të ndajë shoqëritë tona demokratike dhe ne nuk duhet të lëmë askënd gjithashtu jashtë kufijve demokratë të zgjedhjes se çfarë paqja është”, tha Rama.

Rama është pritur nga homologia e tij Giorgia Meloni. Forumi është një nga më të rëndësishmit ndërkombëtare të këtij viti, në mbështetje të Ukrainës dhe rindërtimit të saj pas pasojave shkatërruese të luftës, me pjesëmarrjen e liderëve botërorë, përfaqësuesve të lartë të BE-së, G7-ës, organizatave ndërkombëtare, institucioneve financiare dhe sektorit privat, për të koordinuar ndihmën konkrete dhe investimet strategjike në sektorët kyç të Ukrainës.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›