Shqipëria pajiset me “Javelin”, SHBA i dhuron ushtrisë sistemet raketore antitank

Shqipëria ka përpauar në fushën e mbrojtjes tokësore, pasi tashmë edhe sistemi raketor antitank “Javelin” do të mund të përdoret nga Forcat e Mbrojtjes.
Detajet për këto pajisje modene ushtarake u dhanë nga vetë Ministri Pirro Vëngu, i cili u shpreh se ardhja e “Javelin” në Shqipëri u mundësua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ardhja e sistemeve ????????????????????????????, falë bashkëpunimit me aleatin tonë strategjik SHBA, forcon aftësitë mbrojtëse të Forcave të Armatosura Shqiptare, rrit parandalimin, ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe sigurinë kombëtare”, tha Vengu.
Gjatë inspektimit të pajisjeve, e në prani të ushtarakëve të lartë, Vengu u shpreh se “Javelin” është një parandalues i kërcënimeve që mund të hasen.
“Janë sisteme antitank që mund të përdoren edhe për neutralizimin e kërcënimeve në distanca të shkurtra, ndërkohë që kanë një domethënie të trefishtë për sigurinë dhe profesionalizmin e forcave tona”, tha Vengu.
Ministri i Mbrojtjes nuk dha detaje për numrin e raketahedhësve të dhuruar, por bëri të ditur se gjatë vitit 2026 pritet edhe një dërgesë tjetër e këtyre sistemeve.