E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria, papunësi mesatare

Ballkani ka qene ne qender te vemendjes sa i perket ecurise se ekonomise dhe politikave te adoptuara nga qeverite per te dale nga kriza. Sipas "Financial Times", Shqiperia ben pjese te kategoria e vendeve qe situaten kritike e kaluan duke investuar ne infrastrukture, por sfida per gjithe Ballkanin ne teresi do te jete ecuria e metejshme. Per te dhene konkuluzionet "Financial Times" u eshte referuar treguesve te investimeve te huaja direkte, papunesise dhe rritjes ekonomike, qe jane dhene nga Fondi Monetar per 2010-en. Nese perqendrohemi ne harten e vendeve te Ballkanit dhe sidomos tek papunesia, Shqiperia renditet mes dy ekstremeve. Shifren rekord te papunesise e mban Maqedonia me 32 per qind, Bosnje-Hercegovina vjen e dyta me 27.2 per qind, Serbia e treta me 18.2 per qind, Shqiperia me 12.5 per qind, Mali i Zi me 12.2 per qind, Greqia me 11.8 per qind, Kroacia me 9.5 per qind, Bullgaria me 8.3 per qind dhe e fundit Rumania me 7.2 per qind.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›