Shqipëria rikonfirmon angazhimin për sigurinë ujore në nismën globale “Water Forward”

“Me objektiva të qarta deri në vitin 2030 dhe në partneritet të ngushtë me institucionet ndërkombëtare, Shqipëria do të vijojë të punojë për ndërtimin e një sektori modern, të qëndrueshëm dhe në përputhje me standardet europiane”, u shpreh Malaj.
Nisma “Water Forward”, e lançuar nga Grupi i Bankës Botërore në bashkëpunim me banka multilaterale zhvillimi dhe partnerë ndërkombëtarë, synon përmirësimin e sigurisë ujore për mbi 1 miliard njerëz deri në vitin 2030, përmes reformave, financimit dhe partneriteteve që rrisin qëndrueshmërinë e sistemeve të ujit ndaj thatësirave dhe përmbytjeve.
Presidenti i Grupit të Bankës Botërore, Ajay Banga, theksoi rëndësinë e ujit për funksionimin e ekonomive, duke nënvizuar nevojën për harmonizimin e reformave dhe financimeve për zgjerimin e shërbimeve të sigurta ujore.
Sipas Bankës Botërore, mungesa e ujit mbetet një sfidë serioze për zhvillimin ekonomik dhe punësimin global, ndërsa kërkesa për ujë pritet të tejkalojë ofertën në vitet e ardhshme. Nisma synon gjithashtu të mbështesë përmirësimin e aksesit në ujë për 400 milionë njerëz deri në vitin 2030.

e.xh/j.p/