Shqipëria synon 2 medalje në Evropianin e Mundjes

TIRANË, 9 prill /ATSH/ Shqipëria mund të fitojë sot 2 medalje në kampionatin evropian të mundjes që po zhvillohet në Bratislavë të Sllovakisë më 7-13 prill.
Mundësi i cili përfaqëson Shqipërinë, Chermen Valiev, do të ndeshet sot për medaljen e artë pasi arriti të sigurojë kalimin në finalen e peshave 74 kg në stilin e lirë,
Valiev tregoi edhe një herë një formë fantastike, duke fituar dy ndeshje, duke mposhtur fillimisht kundërshtarin nga Bullgaria, Ramazan Eldarovitch Ramazanov dhe më pas atë të Azerbajxhanit, Aghanazar Novruzov.
Po sot, duke nisur nga ora 18:00, në tapet do të ngjitet edhe mundësi tjetër i Shqipërisë Zelimkhan Abakarov, i cili do garojë për medaljen e bronztë, ndërsa për shkak të gjendjes gripale Islam Dudaev nuk garoi.
1 nga 14