E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shqipëria vend për investime të qëndrueshme/ Rama: Turizmi, bujqësia, digjitalizimi dhe energjia sektorët më tërheqës

Turizmi,bujqësia,digjitalizimi dhe energjia e rinovueshme janë katër sektorët ku Shqipëria synon të thithë sa më shumë investime të huaja. Në forumin e investimeve “Matchmaker Albania” me rreth 1 mijë pjesëmarrës nga 40 vende të botës  kreu i qeverisë Edi Rama tha se klima e të bërit biznes në vend është shume favorshme dhe kompanitë e huaja duhet të përfitojnë.

Ndërsa hodhi poshtë zërat kritikë kryeministri Rama tha se tashmë Shqipëria është një vend që e ka lënë pas korrupsionin.

Platforma “Matchmaker Albania” synon të krijojë ura konkrete bashkëpunimi dhe të nxisë investime të drejtpërdrejta në sektorët me potencial të lartë zhvillimi në Shqipëri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›