E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptaret presin 2012-npolicia ne gadishmeri

Te tjera rreth shkrimit Viti i Ri portofole me leke mosharroni puthjen e mesnates TIRANE- Te mbledhur bashke mes familjaresh dhe miqsh te ulur ne tavolina te rrumbullaketa dhe te mbushura plot sic eshte bere tradite shqiptaret do te presin sot ne mbremje nderrimin e viteve. Kur akrepat te shenojne 0000 shqiptaret do te trokasin gotat per me shume mbaresi familjes por dhe vendit te tyre ne rrugen drejt anetaresimit ne familjen e madhe te Bashkimit Europian.

FESTIMET NE DISA QYTETE
Ne Tirane qytetaret do ta presin Vitin e Ri ne tryezat e shtepive te tyre ose ne lokale apo restorante ku kane prenotuar ndersa bashkia nuk ka planifikuar per ndonje koncert festiv ne shesh ne momentet e nderrimit te viteve. Ndryshe nga vitet e tjera kur cdo vit organizohej nje koncert festiv ne shesh. Nderrimi i viteve do te pritet me fishekzjarre qe tashme jane bere tradite per tu hedhur nga cdo familje pavaresisht rrezikut qe mund te kene. Ne Durres Viti i Ri do te pritet me sirenat e anijeve dhe trageteve qe ndodhen ne portin detar.
Ne Shkoder mbreme u dha koncerti tradicional i fundvitit Ndermendje. Ne skenen e teatrit Migjeni u ngjiten artistet me te mire shkodrane dhe te ftuar nga kryeqyteti.Bashkia e Shkodres tashme e ka kthyer ne tradite kete koncert permbylles te vitit. Nen interpretimin e Orkestres Frymore asaj Simfonike dhe Kuintetit te Harqeve te dirigjuar nga maestro Kujtim Alia ne skene jane ngjitur kengetaret Klodiana Brahimi Luis Ejlli Mimoza Rakaj Blerta Sina Ingrid Havalja etj te cilet moren duatrokitje te shumta nga publiku.

VAZHDON FLUKSI NE KAKAVIJE KAPSHTICE
Pikat kufitare vazhdojne te presin nje fluks te madh shqiptaresh qe preferojne te vijne ne Shqiperi per te festuar ndersa vihet re dhe nje shtim te numrit te shqiptareve qe po largohen drejt Greqise. Mbi 12 mije emigrante me rreth 3500 automjete kane hyre brenda 24 oresh ne dy pikat kufitare te Kakavijes dhe Kapshtices. Marrja e masave nga policia kufitare shqiptare ka bere qe te mos kete radhe ne pritje per te kaluar ne token shqiptare.

Ne Kapshtice kane hyre 6000 emigrante me 2000 mjete ndersa kane dale 4400 persona me 1200 mjete. Ne Kakavije kane hyre rreth 5600 emigrante me 1458 mjete ndersa kane kaluar ne token greke rreth 3360 shqiptare me 642 automjete. Pala shqiptare po punon ne 6 sportele ne hyrje dhe 4 sportele ne dalje ndersa pala greke me 2 sportele.

PERGATITJET E FUNDIT
Rruget e kryeqytetit por dhe te gjithe qyteteve te tjera do te jene plot me qytetare te cilet bejne blerjet e fundit per tavolinen e mbremjes apo dhuratat. Po keshtu dhe trafiku i makinave sidomos ne kryeqytet deri ne oret e pasdites do te jete i mbingarkuar. Ato qe do te mbyllin diten e punes me vone sot jane tregtaret parukerite. Per tregtaret dhe butiqet dita e sotme do te jete nje dite fatlume per te shitur mallrat e tyre pasi neser tezgat e tregut dhe te gjitha dyqanet do te jene te mbyllura per feste. Edhe Parukerite do te punojne deri ne oret e vona per tju sherbyer zonjave te cilat ne mbremjem e fundvitit duan te ndihen sa me te bukura.
Ndersa lokalet restorantet diskotekat dhe pub-et do te ofrojne argetim dhe atmosfere festive me muzike deri ne oret e para te mengjesit te 1 janarit.

POLICIA SHTON MASAT SPITALET 24 ORE SHERBIME
Festa e fundvitit rrit gadishmerine e uniformave blu per te ruajtur rendin dhe sigurine ne rruge dhe ambiente publike ne mbare vendin si dhe per krijimin e kushteve per zhvillimin normal te aktiviteteve festive.Do te kete nje shtim te forcave te policise ne te gjithe pikat kufitare ne menyre evitimin e krijimit te radheve te medha po ashtu shtim te sherbimeve policore edhe ne rruget kryesore ne mynyre qe te respektohen rregullat e qarkullimit dhe te evitohen aksidentet.
Do te perforcohen sherbimet policore per ruajtjen e sigurimin e objekteve te rendesishme shteterore si dhe kontrollin me patrullime te objekteve publike e private.
Ndersa ne qendrat spitalore do te kene sherbim mjekesor 24 ore. Policia kujton numrin 129 per cdo qytetare qe mund te kerkoje ndihmen e policise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›