E Martë, 3 Nëntor 2026

Shqiptari përplaset për vdekje në Itali

ITALI- Një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në zonën e Corotona-s në Itali. 

Mediat italiane, shkruajnë se shqiptare  u godit nga një makinë, e cila drejtohej nga një 19-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7:45.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të ekipeve mjekësore, shqiptari humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta dhe po hetohen nga policia./abcnew.al

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›