E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi, një muaj më parë ishte nisur nga Shqipëria për ta gjetur

Një tjetër ngjarje e rëndë me protagonistë shqiptarë ka ndodhur në Greqi. Mediat greke raportojnë se një 50-vjeçare me origjinë shqiptare, e cila jetonte në ishullin Thassos, është sulmuar me thikë nga ish-bashkëshorti.

Sipas mediave, 55-vjeçari ishte nisur nga Shqipëria në datë 1 dhjetor me qëllim për të gjetur dhe sulmuar ish-bashkëshorten.

Sulmi ka ndodhur në mini-marketin ku punonte dhe ai e goditi disa herë me thikë në kokë dhe trup, pavarësisht përpjekjeve të saj për t’u mbrojtur.

E plagosura u transportua fillimisht në Qendrën Shëndetësore të Prinos, më pas në Spitalin e Përgjithshëm të Kavala-s, dhe për shkak të plagëve të marra u transferua në spitalin AHEPA në Selanik.

Fatmirësisht, mjekët raportojnë se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›