E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptarja shtatzane rrihetbarbarisht nga i dashuri shqiptar

ROMEuml ndash Surpriza qe donte ti bente te dashurit per Krishtlindje ka rezultuar fatale per shqiptaren 33 vjecare me banim ne Rome.
Autoritetet policore informuan se nje 33 vjecare me kombesi shqiptare 4 muajshe shtatzane eshte rrahur brutalisht nga i dashuri i saj gjithashtu me kombesi shqiptare.
Ngjarja ka ndodhur mbremjen e djeshme prane stacionit te Terminit pak pas mesnates se Krishtlindjeve kur 36 vjecari ka goditur barbarisht vajzen madje ka tentuar ta hedhe edhe nga kati i trete i hotelit ku po qendronin.
Shtatzana eshte shtruar me urgjence ne spital me plage te renda ne krah dhe koke. Ndersa i dashuri i saj eshte arrestuar me akuzen Tentative per vrasje.
Sipas policise cifti ndodhej ne nje dhome hoteli ne rrugen Marasala dhe rreth ores 1.00 pas mesnate nisi sherri i cili sa vinte e thellohej. Shkak per kete ndodhi ishte shtatezania e vajzes te cilen djali nuk e kishte mirepritur. Ndersa kjo e fundit ia kishte rruajtur per kater muaj per tia bere surprize per Krishtlindje.
36 vjecari ka nisur te godase te dashuren e tij shqiptare ndersa e ka hipur ne nje karrike dhe e ka zvarritur deri poshte dritares se hotelit me synimin per ta hedhur nga aty.
Kalimtaret dhe pronare te hotelit kane telefonuar policine dhe fale nderhyrjes se saj vajza shtatzane ka mundur te shpetoje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›