E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Shtëpi bari” në Sarandë/ Zbulohet apartamenti i përshtatur për kultivimin e kanabisit

Pas një operacioni njëmujor, të zhvilluar nga Drejtoria e Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokuroria Vlorë, është finalizuar zbulimi i një ambienti të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike në qytetin e Sarandës.

Ambienti ndodhej në rrugën Butrinti, në zonën e njohur si “Turizmi”, dhe ishte përshtatur brenda një apartamenti pallati, ku ishin instaluar llamba ndriçimi për kultivimin e bimëve narkotike si dhe aparatura te tjera.

Gjatë operacionit është kapur në flagrancë një shtetas nga Tirana, i cili   kujdesej për kultivimin e bimëve narkotike. Jane sekuestruar bime narkotike ne proces mbjellje dhe tharjeje.

Personat jane shoqeruar ne DVP Vlore.  / abcnews.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›