E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shtëpia e Bardhë: Melania Trump do të organizojë të enjten takimin e përfaqësuesve rusë dhe ukrainasë

Zonja e Parë, Melania Trump do të presë të enjten në takim përfaqësues nga Rusia  dhe Ukraina, njoftoi Shtëpia e Bardhë, në një iniciativë të re në lidhje me luftën midis dy vendeve.

Zyra e saj tha se Zonja e Parë e SHBA-së do të mbledhë përfaqësues nga të dyja palët “personalisht”, duke e quajtur atë “një moment të rëndësishëm në historinë amerikane”.

Kjo iniciativë e re nga bashkëshortja e presidentit amerikan, Donald Trump vjen pas ndërhyrjeve të saj të mëparshme në çështjet humanitare që lidhen me luftën në Ukrainë.

Sipas deklaratës, kontributi i saj i kishte paraprirë marrëveshjes për një armëpushim gjashtëditor në qytetin e pushtuar ukrainas të Oleskut, si dhe evakuimit të qindra banorëve.

Lajme të Sugjeruara

Izrael, opozita mblidhet për të formuar qeverinë

Izrael, opozita mblidhet për të formuar qeverinë

Zgjedhjet në SHBA, kur priten rezultatet e para dhe cilat gara do të jenë vendimtare?

Zgjedhjet në SHBA, kur priten rezultatet e para dhe cilat gara do të jenë vendimtare?

Aksidenti hekurudhor në Spanjë, identikohen 69 viktimat: 54 spanjollë dhe 15 të huaj

Aksidenti hekurudhor në Spanjë, identikohen 69 viktimat: 54 spanjollë dhe 15 të huaj

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›