E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtëpia e Bardhë: Nuk ekziston asnjë kërkesë për të kontribuar 1 miliard dollarë në Bordin e Paqes

TIRANË, 18 janar /ATSh/ Kryeministri Edi Rama ka marrë një ftesë zyrtare nga presidenti amerikan Donald Trump për t’iu bashkuar Bordit të Paqes, një plan i ideuar për zgjidhjen e konfliktit dhe rindërtimit të Gazës.

Shtëpia e Bardhë konfirmon për A2 CNN se nëse një vend do të bëhet anëtar i përhershëm duhet të kontribuojë me 1 miliard dollarë, në rast të kundërt mandatin do ta ketë trevjeçar.

“Nuk ekziston asnjë kërkesë për të kontribuar 1 miliard dollarë, apo ndonjë shumë fiinanciare për t’u bashkuar me BP. Dokumenti themeltar parashikon vetëm se, nëse një vend kontribuon 1 miliard dollarë, ai fiton statusin e anëtarit të përhershëm, në vend të anëtarësimit me afat trevjeçar”, iu përgjigj Shtëpia e Bardhë A2 CNN.

Gjithashtu, Shtëpia e Bardhë sqaron edhe nismën e presidentit Donald Trump, duke theksur se paratë do të shkojnë direkt për përmbushjen e përpjekjeve për rindërtimin e Gazës.

“Bordi i Paqes ka një mandat shumë ambicioz për rindërtimin e plotë të Gazës, dhe fondet e mbledhura do të përdoren drejtpërdrejt për realizimin e këtij qëllimi. Bordi i Paqes do të veprojë si një aktor udhëheqës në këtë fushë, duke garantuar që pothuajse çdo dollar i mbledhur të shpenzohet drejtpërdrejt për zbatimin e mandatit të tij. Nuk do të ketë paga të fryra apo barrë të rëndë administrative, siç ndodh me shumë organizata të tjera ndërkombëtare”, vijon përgjigjja e Shtëpisë së Bardhë.

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›