E Martë, 3 Nëntor 2026

Shtetësja amerikane u gjet e pajetë në banesë në Sarandë, mbidoza dyshohet shkak i vdekjes

Gjendet e pajetë në banesë një 63-vjeçare, shtetase amerikane që jetonte prej vitesh në qytetin e Sarandës.

Sipas informacioneve mësohet se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme dhe viktima është Sharly Lynn Chaddick.

Ajo prej pak vitesh kishte blerë shtëpi në Sarandë dhe jetonte në Sarandë. Sipas informacionit më të fundit, dyshohet se shkak i vdekjes është mbidoza.

Policia e Sarandës ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›