Shteti nen debore Nga Edi Rama
Kudo jashte Shqiperise ku terbimi i motit ka sjelle fatkeqesine e izolimit nder zona te caktuara dhe ku shteti ka veshtiresi ne perballimin e situates, nuk po ben vaki asgje e ngjashme me ate qe ndodh ne vendin tone me perjashtim te angazhimit te opozites politike, shoqerise civile, strukturave te solidaritetit social e mediave per te dhene ndihmen e tyre. Ne Rumani per shembull, ku ka ca ngjashmerira edhe pse te largeta me veshtiresite financiare e logjistike te shtetit, njesoj si ketu opozita e atjeshme socialiste ka mobilizuar te gjitha forcat e veta per t'u solidarizuar me komunitetet e familjet ne nevoje. Pervec mobilizimit te njerezve e mbledhjes se ndihmave ne ushqime e ilace, nuk mungojne padyshim as kritikat ndaj qeverise apo propozimet konkrete per qeverine nga ana e opozites, ne parlament e ne mjedisin e debatit publik.
Ajo cka nuk ben vaki askund tjeter eshte corodia totale e shtetit dhe sulmet e coroditura te pushtetit ndaj opozites. Pa llogaritur ketu shfaqjet banale te kryeministrit ne syte e publikut mbi tema pa asnje lidhje me realitetin e veshtire te vendit, me nevojat imediate te dhjetera mijera familjeve apo thjesht me detyren funksionale te tij e te Keshillit te Ministrave. Askund tjeter nuk ka bere vaki qe salla e Keshillit te Ministrave te jete kthyer ne nje teater parodish te perjavshme me aktor protagonist kryeministrin, i cili nuk kuptohet nese tallet me popullin e me detyren apo vertet ka probleme te funksionimit te aparatit logjik kur flet me ore te tera budallalleqe turperuese jo vetem per qeverine e vendit po per vete vendin. Por kjo e fundit eshte nje teme me vete.
Akuzat vulgare te tij e te kanakareve te tij ndaj opozites ne kushtet e emergjences humanitare jane alarmante per faktin se deshmojne edhe njehere ne cfare gjendje eshte mendja dhe morali i ketij pushteti te paafte e te korruptuar deri ne thonj. Opozita po ben vetem detyren e saj duke thene fjalet e duhura ne kushte si keto kur duhet shkundur qeveria dhe ngritur nje rrjet solidariteti qytetar per te lehtesuar shpirterisht po edhe materialisht, sadopak, gjendjen e sa me shume familjeve ne nevoje. Kush i kerkon opozites te beje thjesht njeren apo tjetren e jo te dyja bashke gabon.
Opozita as mund te heshte kur sheh te verteta rreqethese sic eshte ne kete rast corodia totale e shtetit te degraduar ne piken qe s'arrin dot te parashikoje, parandaloje e planifikoje asgje ne situata si kjo, dhe as mund te mjaftohet vetem duke thene keshtu nuk shkon. Te thuash se me kete rast opozita po kerkon te mbledhe vota ne debore pikerisht sepse po ben asgje me pak se sa detyren e saj, eshte njesoj si te kerkosh qe opozita te heshte teksa njerezit ne hall qe telefonojne nga zonat e bllokuara qeveria i quan provokatore e paniknxites te mobilizuar nga opozita per te telefonuar neper media nga kafenete e Tiranes. Ose, eshte po njesoj si te thuash se opozita nuk duhet te dale ne debore e te flase me njerezit te cileve u con ndihma aty ku s'ka shkelur kembe shteti, pavaresisht se ata mund te jene ne piken e fundit te mundesive te mbijeteses.
Eshte bere mode qe te shahet opozita apo te vihet ne cdo rast shenja e barazimit mes saj e pushtetit dhe kjo mode imponon nje hipokrizi konstante te shume gjuheve qe kane akses ne media, deri ne piken ku edhe kur behet fjale per nje emergjence kaq problematike sa kjo e ketyre diteve perseri te mos mungojne sulmet krejt pa vend per opoziten. Po edhe kjo eshte nje teme tjeter.
E verteta eshte ajo qe perjetojne zonat e bllokuara dhe qe fale mediave te pavarura nga litaret e qeverise e gjithe Shqiperia mund ta shohe me ze e me figure ne cdo edicion lajmesh. E verteta eshte se ky shtet i shkaterruar nga "reforma" strukturale te coroditura, nga politizimi i tejskajshem i administrates e per pasoje paaftesia skandaloze ne drejtim e menaxhim, nga njesimi i plote i makinerise shteterore me makinerine partiake te pushtetit, nuk ka fuqi te parashikoje, parandaloje e planifikoje asgje perballe fatkeqesive si permbytjet apo si kjo debore e rene masivisht. Kerkese e ligjit kjo.
E verteta eshte se te parashikosh do te thote te kesh struktura te specializuara per kete dhe shteti yne nuk i ka me as ato pak qe ka pasur. Te parandalosh do te thote te kesh struktura te afta per ta bere nje gje te tille dhe shteti yne nuk i ka me as ato pak qe ka pasur. Te planifikosh do te thote te kesh struktura te mirepergatitura per kete dhe shteti yne nuk i ka me as ato pak qe ka pasur. Te gjithe jane shkaterruar e katandisur ne miniatura pa asnje peshe, ne qoshera pa asnje drite e ne zyra punesimi pa asnje qellim tjeter pervec harxhimit te parave te publikut per te paguar rrogetare te partive te qeverise deri ne turravrapin elektoral te radhes.
Emergjencat jane sfide e madhe per cdo shtet, po jane edhe teste te qarta qe vene ne prove organizimin e shtetit dhe kapacitetin menaxhues te qeverise. Perseritja e pervitshme e tyre kohet e fundit e ka nxjerre cullak te verteten se organizimi yne shteteror ka rene ne nje pike pas se ciles s'ka me asgje. Ndersa kapaciteti menaxhues i qeverise eshte katandisur ne derexhene e propagandes antidemokratike ku ka rendesi vetem cfare thuhet e del ne televizor apo gazete, ne formen e nje corbe sulmesh barbare ndaj opozites e vetelavderimesh pacak per sukseset e paqena te qeverise. Matane ekraneve e faqeve te para te shtypit te perditshem qeveria ka lene Zotin te kujdeset per te gjithe dhe cdo shqiptar te gjeje dermanin per veten.
Sa here flas apo shkruaj per ceshtjet e vendit e vendos veten ne poziten e atyre qe pervec fjales kane edhe detyren per t'i bere konkretisht punet e ketij vendi, sepse nuk eshte ne mendesine e ne kulturen time te akuzoj apo kritikoj ne hava per gjera qe realisht nuk behen vetem me deshire po mund te behen vetem sipas mundesive. Dhe sinqerisht mendoj e besoj se Shqiperia jo vetem e meriton padyshim, por edhe mund ta kete nje qeveri qe t'i perballoje me standarde te tjera edhe emergjencat si cdo sfide tjeter, pavaresisht mundesive te pakrahasueshme me simotrat e veta te vendeve me te zhvilluara ku debora bie po njesoj, po asnje familje nuk zien kokrra misri ne izolim te plote. Ja pse nuk ngurroj te them me plot gojen sot qe neser ne vertet nuk do te kemi nje qeveri qe te mund te shmange cdo permbytje apo aq me teper te ndaloje deboren te bjere ne permasa te frikshme si keto te ketij viti, por ama do te kemi nje qeveri qe do te ndaje qellimet e punet e shtetit nga orekset elektorale e nga punet e partise dhe do te perballet me sfidat me dinjitetin e nje ekipi te zgjedhur per te menaxhuar si duhet fondet, burimet njerezore e strukturat shteterore te ketij vendi. Pa ia hedhur fajin Zotit qe ka zgjedhur kohen e mandatit te qeverise per te derdhur shi e debore mbi Shqiperi sic nuk ka bere prej nje shekulli. Pa ia hedhur fajin opozites pse ben detyren e saj duke kritikuar qeverine per cka ajo mendon se nuk shkon. Pa i quajtur njerezit ne hall qe ankohen neper numra telefonash te mediave as provokatore as paniknxites te paguar nga opozita. Pa i genjyer shqiptaret ne televizor per operacione ne terren apo angazhim mjetesh qe thjesht nuk ekzistojne. Pa u marre me rishkrimin e historise se Shqiperise as kur Shqiperia pret nga qeveria e saj te jete 24 ore ne kembe per te perballuar nje emergjence dhe as sa here vemendja duhet spostuar nga nje ceshtje e nxehte publike. Pa refuzuar propozimet racionale te opozites kur ato mund te jene vlere e shtuar ne nje perpjekje si kjo e perballimit te emergjences qe ka nevoje per te gjithe. E mbi te gjitha pa harruar ne vere se pas veres vjen dimri dhe shteti duhet te jete i pergatitur per te perballuar cdo te papritur te dimrit.
Te gjitha keto e me shume akoma kjo qeveri nuk i ben dot dhe qeveria jone do t'i beje nje per nje. Kush mendon se ky nuk eshte nje dallim i qarte per te cilin vlen t'i lihet opozites se sotme barra e proves permes votes kunder kesaj qeverie dhe rotacionit demokratik si e vetmja menyre per t'i ndihur ndryshimit te domosdoshem, le te vazhdoje te vendose shenjen e barazimit mes qeverise e opozites e le ta ndaje cdo faj te qarte te qeverise si nje faj te te dyja paleve po njesoj. Une besoj se ne zgjedhjet e ardhshme do te mbetet sidoqofte ne pakice, bashke me kete qeveri te deshtuar qe e ka katandisur shtetin ne nje makineri te prishur si ai traktori i vetem qe qeveria kishte lene ne Diber per te pastruar rruget nga debora.