E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtohet siguria fizike për Altin Dumanin, Klodian Braho me 2 truproja më shumë

Komisioni i mbrojtjes pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka miratuar kërkesën për ti shtuar sigurinë fizike ish kreut të SPAK, Altin Dumani.

Siç mëson Fax News, Dumanit i janë edhe shtuar 4 truproja.

Tashmë Dumani ka në dispozicion 8 truproja që janë të angazhuar me shoqërimin e tij, të ndarë në dy grupe.

Përveç Dumanit, është miratuar nga i njëjti komision edhe shtim i mbrojtjes për kreun aktual të SPAK, Klodian Braho.

Në total, edhe kreu i Prokurorisë Speciale do të ketë 8 truproja.

Nuk dihet ende se cilat kanë qenë arsyet e shtimit të masave të sigurisë, ndërsa kujtojmë se mbrojtja e prokurorëve të SPAK bëhet nga Garda e Republikës.

“Garantimi i mbrojtjes personale të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme bëhet nëpërmjet shoqërimit me truprojë të nivelit bazë dhe truprojë të nivelit të mesëm gjatë kohëzgjatjes së mandatit dhe për një afat jo më shumë se 3 (tre) vjet pas përfundimit të tij”, thotë ligji.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›