Shtrenjtohet bileta e autobuzit në Korçë, çmimi rritet me 100 lekë, ankohen udhëtarët

Shtrenjtimi i naftës ka bërë që të rritet çmimi i biletës së transportit publik në linjat e autobusëve Korçë – Tiranë. Nëse më parë një biletë vajtje – ardhje kushtonte 1400 lekë, sot kushton 1600 lekë
Sipas pronarëve të autobusëve, kjo rritje ishte e pashmangshme.
“U rrit nafta, nuk del hesapi, e bëmë tarifën 8 mijë. Po vazhdoi të rritet nafta, nuk na leverdis. O do i mbyllim o do rritim çmimin e biletës, po kjo është në kurriz të popullit pastaj, deri tani dalim me humbje se e pasagjerë nuk ka”, tha Bardhi Mete, kryetar i Shoqatës së Autobusëve
Sipas udhëtarëve, çmimi i biletës është bërë i papërballueshëm, sidmos për pensionistët.
” Jo, nuk është. Rrogat e pakta, çmimet e larta, e papërballueshme “
” E di që është rritur, shumë gabim. Ti financojë Edi Rama, mos bëjë llafe. Ky popull po ngordh. Nuk e përballoj dot. Do rrimë në vend, mos lëvizim në vend.”
“U rrit karburanti, do rritet e bileta. Shoferët kanë të drejtë. 7 me parë, pensionistët në asnjë mënyrë. Shteti uli 20% por nuk është tamam. Duhet ta ulë amoma me tepër. Unë kam makinë, nuk e kam marrë, po I marr gjërat në dorë”
“Ne nuk përballojmë dot çmimin e naftës me traktore njëherë, nuk vëmë dot nëpër toka. Bileta e autobusit po e po. Unë jam pensionist, dua të marr ilaçet. Është rritur biletë e autobusit. Të paguaj ilaçet apo biletën e autobusit? Çdo gjë është ngritur. Zgjidhja është shteti si gjithë këto vendet në kufi të ulë një farë takse. “
Shoferët e autobusëve kanë paralajmëruar se çmimi i biletës do rritet edhe për linjat që lidhin Korçën me qytetet e tjera.