Shtyhet për në 17 nëntor gjyqi për Veliajn, gjykata: Nuk jemi kompetentë për transferimin! Avokati: Kërkojmë vendimin e

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) është shtyrë seanca në ngarkim të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt.
Shkak për shtyrjen e saj u bë mungesa e avokatit të njërit prej të pandehurve, ndërsa seanca e radhës do të mbahet më 17 nëntor, ora 10:00.
Avokati i tij, Plarent Ndreca, tha se do të vijojnë të kërkojnë të drejtën e tyre për të ditur se kush vendosi të transferojë klientin e tij, Erion Veliajn, nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit.
Ai pohoi se edhe Gjykata ka pranuar se nuk është vënë në dijeni për këtë lëvizje, edhe pse Drejtoria e Burgjeve e ka të obliguar me ligj ta njoftojë atë.
“Nuk e kanë njoftuar gjykatën. Ne, si grup ligjor i Erion Veliajt, do të bëjmë vlerësimin tonë juridik mbi çështjen. Ne nuk kemi bërë ankim, sepse na është hequr e drejta për të bërë ankim. Prej pesë ditësh kërkojmë vendimin”, tha ai.