E Premte, 6 Nëntor 2026

Shtyhet seanca për Adriatik Llallën, kur do të shqyrtohet kërkesa për shuarjen e dënimit

Seanca gjyqësore ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, ku do të shqyrtohej kërkesa për shuarjen e dënimit me dy vite burgim, është shtyrë për më 16 nëntor.

Shkak për shtyrjen u bë kërkesa e prokurores së posaçme, e cila kërkoi kohë për t’u njohur me parashtrimet e paraqitura nga mbrojtja e ish-kryeprokurorit.

Adriatik Llalla u dënua me dy vite burgim nga Gjykata e Posaçme më 20 maj 2021, pasi u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë në tri episode.

Ish-kryeprokurori kërkon që dënimi i dhënë ndaj tij të konsiderohet i parashkruar, me argumentin se kanë kaluar afatet ligjore për ekzekutimin e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›