E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shtyhet seanca për Laert Haxhiun, i pranishëm në sallë Altin Dumani dhe babai i 32-vjeçarit

Këtë të premte po mbahet séance ndaj Laert Haxhiut në Apelin e Posaçëm, i dënuar me burgim të përjetshëm për “Masakrën e Lushnjes”.

Haxhiu ka apeluar vendimin e shkallës së parë që vendosi burg përjetë në mungesë për 32-vjeçarin, i akuzuar për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës si dhe për plagosjen e Marjus Xhepexhiu dhe të Bujar Turkut.

E pranishme në sallë ishte prokurorja Doloreza Musabelli, ndërsa vjen për herë të parë në këtë seancë kreu i SPAK, Altin Dumani. Gjithashtu gjyqi u ndoq edhe nga babai i Haxhiut.

Pjesë e trupës gjykuese janë Florjan Kalaja, Saida Dollani dhe Ingert Pëllumbi. Seanca u shty pasi mungon Pëllumbi per shkak te lejes vjetore. Në këto kushte, shtyhet seanca gjyqasore në datë 9 tetor ora 12:00./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›