E Martë, 3 Nëntor 2026

Shtyhet seanca për dosjen “Plumbi i Artë”, avokatët braktisin sallën e gjyqit, ja çfarë ndodhi

Shtyhet sërish seanca gjyqësore për dosjen “Plumbi i Artë”. Mësohet se shkak për shtyrjen e gjyqit, ku një nga të pandehurit kryesorë është Altin Ndoci, u bënë avokatët, të cilët braktisën sallën e gjyqit.

Mësohet se salla u braktis nga avokatja Elda Zotaj, mbrojtëse e të pandehurit Altin Ndoci.

Zotaj u largua nga salla pasi bëri kërkesë për përjashtimin nga procesi të kryesueses Engjëllushe Tahiraj, më pretendimin se është treguar e anshme në gjykim dhe intimiduese ndaj avokatëve.

Më herët, në seancën qe zgjati 2 ore dhe u shoqërua me debate të forta mes palëve, gjykata pranoi kërkesën e avokatëve për t’ju vënë në dispozicion marrëveshjen e bashkëpunimit mes SPAK dhe të penduarit Erjon Alibej.

Po ashtu ata kerkuan  edhe procesverbalet e deklarimeve të dhëna nga Erjon Alibej në vitin 2022, para së të nënshkruante marrëveshje bashkëpunimi me SPAK.

Seanca e kaluar e këtij procesi u ndërpre pas largimit demonstrativ nga salla të 4 avokatëve, që më pas u gjobitën nga gjykata.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›