E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtyhet sërish seanca ndaj Benet Becit, mungon prokurori dhe avokati i kryebashkiakut

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore në themel ndaj kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci, i cili akuzohet për “shkelje të barazisë në tendera”.

Shkak për shtyrjen e radhës u bë mungesa e prokurorit të SPAK, Dritan Prençi, i cili ndodhej në një proces tjetër gjyqësor në Apelin e Posaçëm.

Në seancë mungoi gjithashtu edhe vetë i pandehuri Benet Beci, si dhe avokati i tij, Ervin Metalla. Ky i fundit depozitoi në sekretarinë e gjykatës një raport mjekësor 21-ditor.

Përballë këtyre mungesave, trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës për datën 9 qershor, në orën 12:30.

Sipas SPAK, Beci dyshohet se ka shkelur barazinë mes operatorëve ekonomikë në një tender konsulence të zhvilluar nga KESH në vitin 2019, me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjetik”, me vlerë 96.5 milionë lekë.

Hetimi ndaj tij ka nisur kryesisht pas referimit të akteve nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), të cilët sekuestruan prova materiale gjatë kontrolleve në banesën e ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›