E Martë, 3 Nëntor 2026

“Shtyrja e hetimeve, për më shumë informacion”/ Petraj: Duhet qëndrueshmëri në lidhje me akuzat ndaj Metës

Avokati Edmond Petraj thotë se shtyrja e hetimeve për Ilir Metën, bëhet për të pasur më shumë informacion në lidhje me dosjet ku është i përfshirë.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Petraj u shpreh se duhet të ketë qëndrueshmëri në lidhje me akuzat ndaj Metës.

“Qëndrimi i Berishës për SPAK dihen. Dosjet për ish presidentin duan vëmendje, duan mbrojtje profesionale. Zoti Meta duhet ta marrë më seriozisht pjesën e dosjeve për të cilat akuzohet. Shtyrja e hetimeve, mund të ketë pjesë të marrjes së letër porisive për lobimin, mbase pjesa e CEZ DIA, ku lidhet pjesa e presidentit, janë disa dosje, kanë filluar të jenë pritshmëritë që të faktojnë disi pjesën e zotit Meta. Dosjet dhe hetimet që janë shtyer, janë për të pasur qëndrueshmëri të standardit të organit të akuzës. Më duket normale që të shtyhen hetimet,”, theksoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›