E Martë, 3 Nëntor 2026

‘Shuhet’ këngëtari me famë botërore/ Humbi betejën me…

Këngëtari i R&B, fitues i çmimit Grammy, D’Angelo ka ndërruar jetë ditën e sotme. 

Sipas mediave të huaja, lajmin e bëri të ditur familja e tij përmes një njoftimi për publikun. 

Sipas familjes së tij, 51-vjeçari, i njohur për hitet si “Lady” dhe “Untitled (How Does It Feel), vdiq pas një “beteje të zgjatur dhe të guximshme me kancerin”. 

Në njoftimin që shpërndanë, ata e quajtën atë një “yll të ndritshëm të familjes sonë dhe që pas vdekjes ka zbehur dritën për ne në këtë jetë”. 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›