Shuhet vatra e zjarrit në Shkodër, tre mjete zjarrfikëse dhe 20 efektivë të angazhuar

TIRANË, 5 gusht /ATSH/ Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci bëri me dije mbrëmjen e sotme, se forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për shuarjen e një vatre zjarri pranë ish-fushës së aviacionit, në njësinë administrative Rrethina.
Sipas Becit, në operacion u angazhuan 3 mjete zjarrfikëse dhe 20 efektivë, të cilët punuan për neutralizimin e flakëve që rrezikonin përhapjen për shkak të erës së fortë.
Në një postim në rrjetet sociale, Beci falënderoi efektivët për përkushtimin e treguar jo vetëm sonte, por në të gjitha ndërhyrjet e ditëve të fundit, në përballje me vatrat e zjarrit në territorin e bashkisë Shkodër.
Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për shuarjen e një vatre zjarri në Njësinë Administrative Rret... 1 nga 4/e.i/r.e/