E Martë, 3 Nëntor 2026

Shumë pranë finales, opinionistët tregojnë më të rrezikuarit, Enkel Demi: Shoh në sfidë Dijonisin me Robertin

Opinionistët e “Ferma VIP” kanë dhenë mendimet e tyre lidhur me televotimin e kësaj jave, nga ku dy më pak të preferuarit do të përballen në sfidë me njeri-tjetrin.

Armina Mevlani  tha se sheh të rrezikuar Albanon, Baby G dhe Xhesin.

“Mund të them tre emra. Mendoj se rrezikohet Baby G dhe Albano për shkak të situatës, por edhe mendoj se mund të ketë pak kuriozitet për këta të dy dhe më vë pak në dyshime. Mendoj që gjithashtu Xhesi do të jetë sërish në rrezikë”, tha Armina Mevlani.

Sonila Meço tregoi se ka disa fermerë që kanë një konstantë të vazhdueshme, ku përmendi Florin dhe Xhesin.

“Nëse do ishim 1 muaj larg finales, jo edhe 2 javë do të kishte kuriozitet për Albanon dhe Baby G, më këtë pikë që jemi jo. Xhesika ka këtë konstaten e vazhdueshme, dhe nuk bën zhurrmë, nuk mendoj se do jetë në finale. Flori mund të rrezikohet, se ka një konstante të vazhdueshme dhe ai. Edhe Çiljeta ka rënë, por ka një të mirë ndërhynë, ka zë. Unë po flas për këto konstantet e vazhdueshme që janë të rrezikshme”, deklaroi Sonila Meço.

Nga ana tjetër, Enkel Demi tha se do të shohi në sfidë Dijonisin me Robertin.

“Do shihja Robertin tek më pak të preferuarit sepse thotë gjatë gjithë kohës nuk jam në lojë. Nuk e di pse, në fakt kjo është dëshirë, të shoh në sfidë Dijonisin me Robertin”, shtoi Enkel Demi. /vizionplus.tv

https://www.youtube.com/watch?v=EDylUBL_lbg

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›