Si do ndjeheni nëse në pjesën e sigurtë futen biznesmenë, rrezikoheni ju të vjetrit? Petro Koçi: Kalkulim pragmatist elektoral

Deputeti socialiste Petro Koçi i ftuar në “Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar taktikën e PS për vendosjen e titullarëve në lista të hapura.
Sipas tij kjo është taktikë e Ramës për të marrë sa më shumë vota.
Sa i përket kundërshtartrit, ai theksoi se Berisha nuk kërkon të marrë pushtet, por një porcion elektoral që ta përdorë për interes personale.
Pjesë nga biseda:
Koçi: Opozita duhet të kuptojë që Sali Berisha nuk do të fitojë pushtet. Ai kërkon të marrë një porcion elektoral që ta përdorë nesër për punët e tij personale. Ai ishte njeriu që dha dorëheqjen dhe në momentin kur ju prke interesi u rikthye. Duke kuptuar situatën ku ndodhet ai nuk e ka ambicien për të marrë pushtetin.
Borakaj: Listat e hapura, si ndiheni ju brenda PS?
Koçi: Nuk ka rëndësi, kjo është taktikë. Strategji elektorale. Me këtë sistem që u ra dakord si mund të luftojë një parti politike, duke vënë shtyllat në listat e mbyllura apo në terren. Edi Rama është pragmatist. Si fiton më shumë PS? Sigurisht që vetëm
Borakaj: Po nëse ke ajo listë që ka lidhje me krimin, a e dëmton partinë?
Koçi: A po më thua je me lista të hapura apo të mbyllura. Edi Rama tha se në listën e mbyllur do të vëmë njerëz që nuk marrin shumë vota. Do të duhet të vërë njerëz me reputacion, të cilët mund të kenë një mandat deputeti, mund të mos kenë fare.
Borakaj: Siç është Luljeta Bozdo?
Koçi: Mos u merr me këtë, kjo është taktikë elektorale.