E Diel, 1 Nëntor 2026

Si duhet te shmangen vjedhesit e zgjedhjeve

Qe ne fillim te ketij shkrimi dua te pershendes punen e deritanishme te Komisionit te Reformes Zgjedhore dhe miratimin nga ky Komision i denimeve me te ashpra per veprat penale qe lidhen me zgjedhjetgje kjo qe do te kete edhe efekt parandalues per keto krime me pasoja tragjike per Shqiperine. Nese dikush po i kundershton keto denime kjo eshte deshmi se ky dikush eshte arkitekt i vjedhjeve e manipulimit te zgjedhjeve ne te kaluaren dhe po pergatitet te beje te njejten gje edhe ne zgjedhjet e ardhshme. Kjo duhet te sherbeje sot nje sirene alarmi per shqiptaret dhe nderkombetaret. Kam besim se po te jete vullneti i mire i politikaneve e se pari i dy partive te medha jane te gjitha mundesite qe te hartohet e miratohet nje Kod Zgjedhor shume i mire dhe vertet demokratik nje Kod qe do tu jape zgjidhje shqetesimeve dhe problemeve te shumta qe kane dale ne zgjedhjet e derisotme. I bej apel gjithe klases politike ne Shqiperi e sidomos lidereve dhe deputeteve te PD qe te mos e vonojne dhe shakterrojne edhe me tej perspektiven europiane te Shqiperise.
Edhe pse larg Shqiperise sone te dashur une e ndjek me shqetesim te vazhdueshem gjithcka ngjet aty dhe kam mbajtur e do te mbaje qendrimet e mia publike. E konsideroj si detyrim ndaj vendit tone qe te jap kontributin tim modest ne reformat demokratike perfshire edhe reformen zgjedhore e kushtetuese rreth te cilave kam shkruar disahere qe nga viti 1991 e deri me sot. Une u bej apel te gjithe intelektualeve ne Shqiperi dhe atyre ne emigracion te behen pjese e kesaj reforme e cila nuk duhet te jete prone vetem e disa partive politike. Pra edhe ne le te shkruajme publikojme e dergojme ne Komisionin perkates sugjerimet tona konkrete edhe per Kodin Zgjedhor.
Mendoj se eshte detyrim moral e patriotik i ketij Komisioni i Parlamentit i Qeverise i opozites i medias dhe shtypit i organizatave joqeveritare dhe te gjithe shqiptareve perfshire edhe ne emigranteve qe me ne fund pra pas dy dekada vjedhjesh e manipulimesh te zgjedhjeve ta clirojme vendin tone te dashur nga ky turp dhe krim i madh ndaj demokracise dhe popullit. Pra Kod i Ri Zgjedhor duhet te jete jo Kod i Vjedhjeve te zgjedhjeve si deri me sot por nje Kod i standarteve europiane nje Kod qe nuk le shtigje manipulimesh e fallsifikimesh si kodet e derisotme nje Kod qe te realizoje barazine e votes dhe mosdeformimin e vullnetit te popullit. Pra Kodi i ri Zgjedhor duhet te jete nje Kod per te miren e Shqiperise dhe jo Kod per interesat e ngushta te dy a tre partive. Partite e medha duhet te mbajne parasysh se vjen nje kohe qe edhe ato mund te behen te vogla. Permasat e partive ashtu si vete jeta sociale e politike jane relative dhe ne ndryshim.
Nje gje sot eshte e qarte per te gjithe Cilado force politike apo cilido pushtetar a politikan qe pengon e saboton sanksionimin ne Kodin Zgjedhor dhe venien ne zbatim te rekomandimeve te institucioneve nderkombetare dhe sugjerimet konstruktive te specialisteve dhe faktoreve te tjere shqiptare per reformen zgjedhore deshmon se nuk i sherben Shqiperise se synon te vjedhje e manipuloje edhe zgjedhjet e ardhshme. Ketyre matrapazeve e rrufjaneve te politikes shqiptare populli duhet tu jape ndeshkimin me te forte qe sot pa pritur zgjedhjet e 2013-es.
Ne vazhdim te ketij artikulli do te jape disa propozime konkrete drejtuar Komisionit te Reformes Zgjedhore.
1. Puna per Kodin Zgjedhor te jete shume transparente.
Eshte e rendesishme qe e gjithe puna e Komisionit te Reformes Zgjedhore diskutimet propozimet e sugjerimet e subjekteve shqiptare dhe te nderkombetareve te behen TRANSPARENTE dhe publiku te jete plotesisht i informuar jo vetem me fjale e deklarata te pergjithshme por edhe per formulimet konkrete te neneve qe propozohen nga cdo subjekt.
2. Komisioni duhet te shqyrtoje sugjerimet e te gjithe faktoreve
Komisioni duhet te mireprese respektoje dhe marre ne konsiderate edhe sugjerimet qe behen nga partite e vogla dhe ato joparlamentare nga shoqatat intelektualet dhe faktore te tjere brenda e jashte vendit. Pervoja e hidhur antidemokratike e nates se 21 Prillit 2008 nuk duhet te perseritet dhe populli nuk duhet ta toleroje me nje atentat te tille shkaterrimtar ndaj demokracise. Me shume te drejte partite e vogla opozitare ne 2008-en protestuan ne menyren me unike-me greve urie te deputeteve te tyre brenda ne sallen e Parlamentit. Ky vit do te provoje edhe se sa do tu qendrojne keto parti te vogla atyre kerkesave e parimeve per te cilat sakrifikuan ne 2008-en. Aq me teper qe disa nga ato parti jane bere te gjithpushteteshme sepse ato formuan dhe mbajne ne kembe qeverine.
Eshte pozitive fakti se opozita e pranoi publikisht gabimin qe beri me 2008-en. Por vetem kjo nuk mjafton. Sot PS duhet te mbeshtese edhe propozimet e partive te vogla per ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe te votoje vetem nje Kod Zgjedhor qe ti sherbeje demokracise dhe pluralizmit ne Shqiperi nje Kod qe sanksinon administrimin jopartiak te zgjedhjeve nje sistem zgjedhor te ndershem dhe jo sistemin aktual nje Kod qe garanton zgjedhje te lira dhe mbyll shtigjet e manipulimeve.
3. Sistemi zgjedhor duhet te ndryshohet
Qe ne zgjedhjet e para parlamentare te bera sipas Kodit te 2008-es u provua se sistemi zgjedhor i sanksionuar ne Kod ishte deformim flagrant e antikushtetues i vullnetit dhe votes se zgjedhesve prandaj duhet ndryshuar. Personalisht preferoj nje sistem te paster mazhoritar ku zgjedhesit votojne per kandidatin qe preferojne dhe keshtu ruhet me sakte barazia e votes dhe lidhja midis deputetit me zgjedhesit. Por ne kushtet e Shqiperise nje sistem proporcional kombetar eshte me i pershtatshem sepse cdo kandidat e parti merr votat qe i japin zgjedhesit votat e partive te medha e te vogla perkthehen ne mandate reale partite e medha nuk grabisin me formula te komplikuara matematikore edhe votat e partive te vogla. Dhe as partite e vogla nuk marrin lemoshat e partive te medha. Pra subjektet elektorale marrin vetem ate qe u takon nga vota e popullit dhe jo nga manovrat.
4. Kolegji Zgjedhor duhet eleminuar dhe ankesat kunder KQZ duhen bere ne gjykatat e rretheve gjyqesore vendimet e te cilave te jene te apelueshme.
Pervoja e turpshme dhe deshtake me Kolegjin Zgjedhor partiak qe shpesh eshte bere mbrojtes apo edhe pjese e krimeve elektorale dikton domosdoshmerine e dhenies fund te ketij institucioni. Ceshtjet qe lidhen me zgjedhjet le te gjykohen ne te gjitha shkallet e gjyqesorit perfshire edhe ne Gjykaten e Larte dhe Gjykaten Kushtetuese. Por afatet e gjykimit te ketyre ceshtjeve per vete karakterin dhe nevojen e gjykimit te shpejte duhen percaktuar ne Kodin Zgjedhor dhe jo sipas afateve te pergjithshme te Kodeve te tjera. Kjo duhet theksuar qartazi ne Kodin Zgjedhor. Edhe caktimi i gjyqtareve per kete ceshtje duhet bere jo nga partite por nga vete gjykata permes shortit manual dhe jo kompjuterik pra ndryshe nga ceshtjet e tjera dhe me pranine e medias publikut dhe paleve te interesuara. Data ora dhe vendi i shortit duhet njoftohet publikisht dhe palet ankimuese duhet ti konfirmojne gjykates marrjen e njoftimit.
5. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet te ndryshoje si ne menyren e zgjedhjes dhe ne kriteret qe duhet te plotesojne ata qe propozohen per anetare ne kete Komision.
Pervoja e derisotme kur te dy partite e medha kane synuar te kontrollojne administrimin e zgjedhjeve ka krijuar kriza te vazhdueshme politike dhe ka humbur besimin ne vete zgjedhjet dhe korrektesine e tyre. Duhet te ndryshoje menyra si zgjidhen dhe propozohen anetaret e tij duke synuar qe ai te kthehet ne nje komision krejtesisht te pavarur e profesional dhe jo sherbetor i partive. Nese edhe ne Kodin e ri do te mbahet kontrolli partiak mbi administrimin e zgjedhjeve atehere nuk ka as reforme zgjedhore as garanci per zgjedhje te lira e te ndershme. Frika e partive se gjithcka ne kete komision dhe ne komisionet e tjera do te mund te manipulohet nese partite nuk i kontrollojne a nuk kane militantet e tyre ne to nuk justifikon mbajtjen e ketyre komisioneve partiake.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve le te kete 7 anetare por qe zgjidhen ndryshe nga deri me sot. Anetaret e Komisionit duhet te zgjidhen nga subjekte te ndryshme Nje variant mund te jete ky 1 anetar emerohet nga Presidenti 1 anetar zgjidhet nga Gjykata e Larte me votim te fshehte 1 anetar zgjidhet nga Dhoma Kombetare e Avokatise 1 anetar zgjidhet nga Shoqatat e gjyqtareve ne mbledhje te perbashket e me votim te fshehte 1 anetar zgjidhet nga Shoqatat per te Drejtat e Njeriut ne mbledhje te perbashket e me votim te fshehte 1 anetar zgjidhet me votim te fshehte nga Kuvendi me 2/3 e votave te te gjithe deputeteve dhe 1 anetar zgjidhet nga Gjykata Kushtetuese me votim te fshehte. Te gjitha subjektet e mesiperme duhet detyrimisht te zgjedhin brenda afateve te percaktuara ne kete Kod anetarin per ne KQZ. Subjekti qe deshton te beje zgjedhjen kjo e drejte i kalon subjektit qe ka perfunduar i pari zgjedhjen e anetarit te KQZ.
Partite politike dhe subjektet e tjera kane te drejten e vezhguesve ne cdo qender votimi dhe ne KQZ. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet te punoje gjate gjithe vitit dhe jo vetem kur ka zgjedhje. KQZ duhet te kete kompetencen dhe mbaje pergjegjesi te plote per Regjistrin Kombetar te Zgjedhesve ai duhet te beje korigjimet dhe heqjen e dublimeve ne te jo me pak se njehere ne 4 muaj ne bashkepunim me organet e tjera lokale dhe qendrore e separi me Zyrat e Gjendjes Civile. Keto organe jane te detyruara te dergojne regjistrat e tyre te votuesve ne KQZ dhe te bejne perditesimin e te dhenave ne jo me pak se njehere ne tre muaj. KQZ duhet te ngarkohet me detyrimin per organizimin e trajnimit te vazhdueshem dhe gjate gjithe vitit te qytetareve lidhur me votimet Kodin Zgjedhor dhe sherbimin si anetar ne Komisionet e Qendrave te Votimit.
vijon ne numrin e ardhshem
Ish-kryetar i Gjykates se Kasacionit Uashington DC
28 Shkurt 2012
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›