E Hënë, 2 Nëntor 2026

Siguria në rajon, Spiropali bisedon në Nju-Jork me presidenten e ICG-së

TIRANË, 23 shtator /ATSH/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi një vizitë në organizatën prestigjioze “International Crisis Group” me qendër në Nju-Jork, e specializuar në politikat e sigurisë ndërkombëtare. Gjatë vizitës, Spiropali u takua me presidenten e ICG, Comfort Ero.

Ministrja bëri të ditur se folën “mbi çështjet e sigurisë në rajon, në veçanti mbi Kosovën dhe garantimin e sigurisë së plotë të saj, përmes integrimit euro-atlantik.

Kryediplomatja shqiptare së bashku me presidentin e vendit Bajram Begaj ndodhen në Nju-Jork, ku po marrin pjesë në sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), një organizimin i nivelit të larta, i cili do të vijojë deri në datën 27 shtator.

/m.q/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›