E Martë, 3 Nëntor 2026

“Siguria nuk negociohet”, Proda në Sarandë: Nuk do të tolerohet asnjë shkelje. Të garantojmë patrullime në çdo plazh

Sarandë- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda gjatë inspektimit për sezonin turistik në Sarandë, ka njoftuar edhe masa të rëndësishme për garantimin e sigurisë gjatë sezonit turistik.

Gjatë fjalës së tij, Proda bëri thirrje për respektim të masave, ndërsa nënvizoi se qytetarëve , pushuesve duhet t’u garantohet siguri maksimale.

“Duhet të garantojmë patrullime në çdo plazh në çdo ambient ku janë pushuesit. Një tjetër rëndësi janë kontrolli i mjeteve lundruese. Nuk do të tolerohet asnjë shkelje, për pjesën e perimetrit të sigurisë, për dokumentacionin dhe pajisjen me elementë të sigurisë për pushuesit. Detyrë tjetër është ndotja akustike dhe siguria rrugore”, tha më tej Proda.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›