E Martë, 3 Nëntor 2026

Siguria ushqimore në treg, më shumë qytetarë po denoncojnë abuzimet

Cilësia e ushqimit dhe mbrojtja e konsumatorit janë faktor shumë të dobishëm për shëndetin publik dhe besimin në sistemin e sigurimit ushqimor. Kreu i Drejtorisë Rajonale të Autoritetit Kombëtare për qarkun e Gjirokastrës, Emin Beqari gjatë një interviste pohon se përpos inspektimeve dhe kontrolleve ushqimore, një ndihmë e madhe janë edhe denoncimi nga ana e qytetarëve për rastet e parregullsive ushqimore.

Duke pranuar çdo denoncim nga ana e qytetareve, AKU ka mundësi të identifikoj dhe të ndërhy në rastet e shkeljeve të sigurisë ushqimore që ndodhin në treg. Ndaj  Kreu i AKU për Gjirokastrën u drejton një apel qytetarëve.

Çdo parregullsi apo shqetësim lidhur me ushqimin, mund ta paraqisni në ankesë ose raport përmes platformave të ofruara nga AKU siç janë faqet e internetit apo mesazhet në telefon duke ruajtur kështu anonimatin e plotë. Duke krahasuar me vitin e kaluar , denoncimet janë rritur me 20% me tepër.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›