-Simitis e Nano e quajne te mbyllur çeshtjen e ligjit te luftes- Kryeministri shqiptar Fatos Nano eshte pritur sot ne mesdite nga homologu i tij grek Kostas Simitis, ne Athine. Te dy Kryemini

-Simitis e Nano e quajne te mbyllur çeshtjen e ligjit te luftes-
Kryeministri shqiptar Fatos Nano eshte pritur sot ne mesdite nga homologu i tij grek Kostas Simitis, ne Athine.
Te dy Kryeministrat kane vleresuar marredheniet politike dypaleshe shume te mira dhe intensifikimin e tyre gjate qeverisjes socialiste, ne veçanti 2 vitet e fundit, duke u plotesuar i gjithe kuadri institucional i bashkepunimit dhe i konsolidimit te marredhenieve ne fushat prioritare te zhvillimit ekonomik, si dhe mbeshtetjes per programet e rendesishme me efekt social si ne infrastrukture, ne fushen e shendetesise, arsimit, kultures dhe strehimit.
Kryeministri Simitis ka vleresuar stabilitetin dhe perparimin e Shqiperise, nen optiken e partneritetit me BE dhe ne rritjen e pjesemarrjes se saj ne procesin integrues te Shqiperise.
Kryeministri Simitis ka theksuar mbeshtetjen ndaj Shqiperise drejt integrimit europian dhe ne rrugen e reformave te ndermarra. Ne kete drejtim, tha ai - do te rishikojme programet per shtimin e mbeshtetjes se institucioneve dhe zhvillimit ekonomik, nepermjet zgjerimit te ketyre programeve.
Në takim u theksua se të dy palët janë gati për financimin e projekteve në kuadër të planit grek për rindërtimin e Ballkanit, (i cili parashikon për Shqipërinë një grant prej 50 milionë euro), ku ndër të tjera përfshihet linja e tensionit të lartë 400 KW, segmentet rrugore Pogradec-Korçë dhe Konispol - Sarandë, si dhe lëvrimin e kredisë për strehimin, maternitetin dhe qendrat shëndetësore në jug te Shqipërisë.
Një tjetër çështje e rëndësishme për marrëdhëniet dypalëshe është edhe ajo e ekzistencës së Ligjit të luftës. Kjo çështje është vlerësuar nga të dy Kryeministrat me të njëjtën optikë. Kryeministri Simitis eshte shprehur se çeshtja e ketij ligji, përfundimisht, politikisht dhe juridikisht eshte mbyllur, sepse Traktati i Miqësisë dhe i Bashkëpunimit i ratifikuar nga te dy Parlamentet, ai i Greqise dhe i Shqiperise, i ka dhënë fund në mënyrë ligjore duke e mbyllur kete çeshtje dhe tashme të dy palët po angazhohen dhe do të vazhdojnë punën për të zgjidhur në mënyrë teknike problemet e krijuara nga ky moment.
Nano e Simitis u ndalën në bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe luftës kundër trafiqeve, duke vlerësuar si të suksesshëm bashkëpunimin bilateral dhe shume palesh edhe në kuadër të iniciativës së SECI-t të Bukureshtit dhe Qëndrës Antitrafik të Vlorës. Të dy Kryeministrat kanë vlerësuar intensifikimin e luftës kundër trafiqeve të të gjitha llojeve dhe në këtë kuadër kanë rënë dakord për një takim shumë te shpejt të Ministrave të Rendit të Shqipërisë dhe Greqisë.
Duke u ndalur në çështjet e rajonit, ata, kanë vënë re progresin dhe zhvillimet në hapësirën ballkanike, në kuadër të reformave dhe përafrimit me Bashkimin Europian në pesë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Kryeministri Simitis ka vleresuar rolin e Shqiperise dhe te Kryeministrit Nano ne iniciativat rajonale. Ne kete kuader të dy Kryeministrat ndanë të njëjtin mendim se vrasja e Kryeministrit serb Zoran Xhinxhiq nuk duhet të frenojë, por në të kundërt të intensifikojë reformat në Serbi, duke përcjellë kështu stabilitet në gjithë Ballkanin.
Kryeministrat Nano dhe Simitis kanë vlerësuar gjithashtu situatën stabile në Kosovë, duke u shprehur për përfshirjen e saj në proceset integruese, si dhe kanë rënë dakord për përfaqësimitn e Kosovës në Samitin e Bashkimit Europian, që do të zhvillohet në Selanik në fund të muajit qershor.
Të dy palët kanë rënë dakord për realizimin e një vizite zyrtare në Tiranë të zotit Simitis, ne nje kohe sa me te afert, per te cilin Kryeministri Simitis tha se e pret me shumë dëshirë.
Kryeministri grek shprehu kënaqësinë per tri marrëveshjet e bashkepunimit dypalësh dhe ka shprehur angazhimin e tij personal per te çuar me tej marredheniet midis dy vendeve.