E Enjte, 5 Nëntor 2026

Sistemi i la ëndrrat përgjysmë, por trashëgoi një thesar/ Mjeshtrja, Hate Ora rrëfen pasionin e saj për artizanen

Mjeshtrja e madhe Hate Ora vazhdon të ketë të njëjtin pasion për punimet tradicionale dhe vazhdon ta përçojë atë tek pasardhësit e saj. Ajo ka rrëfyer në “GPS” në ABC News punën dhe pasionin për artizanen.

“Me Rita Orën jemi kushërinj nga njerëzit e bashkëshortit”, u shpreh ajo. Artizanja Hate Ora gjithashtu tregoi se prindërit kanë qenë gjithmonë artdashës.

“Kësaj pune i jam përkushtuar me gjithçka. Dhe zakonisht punoj 6-8 orë, por ka raste edhe me orë më të zgjatura”, u shpreh ajo.

Gjithashtu vajza e saj, rrëfeu se është rritur në punishten e nënës së saj dhe se e bën me shumë pasion këtë punë.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›