E Hënë, 2 Nëntor 2026

Situata e zjarrëve në vend, Pirro Vengu: Flotës do i bashkohen dhe ndihma nga ndërkombëtarët

Lidhur me situatën e zjarrëve në vendin tonë përgjatë 24 orëve të fundit, ka reaguar dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Vengu shkruan fillimisht se avionic Canadair kroat ka ndihmuar në zonat e Kranes së Finiqit, si dhe Lukovë të Himarës.

Përveçse Kroacisë, në ndihmë do vijnë edhe forca nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Greqia, Çekia dhe Sllovakia.

Sipas ministrit, do të vijnë dy helikopterë të Forcës Ajrore arabe, një Canadair grek, e dy helikopterë nga Çekia dhe Sllovakia. Pritet që këto forca të dislokohen mbrëmjen e sotme në Rinas dhe Bazën Ajrore të Kuçovës.

“Gjatë orëve të ardhshme, flotës në veprim do t’u bashkohen edhe dy helikopterë të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe, 1 Canadair nga Greqia dhe dy helikopterë të mekanizmit evropian nga Çekia dhe Sllovakia të cilët do dislokohen që sonte në Rinas dhe Bazën Ajrore të Kuçovës”, shkruhet në postimin e Vengut.

Kujtojmë se përgjatë orëve të fundit, janë evidentuar 21 vatra zjarri, nga të cilat shtatë janë shuar ndërsa 14 të tjera mbeten aktive.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›