E Diel, 1 Nëntor 2026

Situata financiare sotankand per bonot 3-vjecare

Qeveria do te zhvilloje sot ankandi i obligacionit tre-vjecar ne Banken e Shqiperise. Sipas njoftimit zyrtar Ministria e Financave ne bashkepunim me Banken e Shqiperise do te realizojne mesditen e sotme ankandin e shitjes se obligacionit 3-vjecar me nje shume prej 1.5 miliarde leke dhe qe do te shlyhet deri ne vitin 2015.

Kuponi indikativ i ofruar nga Ministria e Financave do te jete 8.65 dhe do te paguhet cdo 6 muaj perkatesisht ne datat 06 Korrik dhe 06 Janar.

CFARE JANE OBLIGACIONET

Obligacionet ose bonot e Thesarit jane letra me vlere te borxhit te emetuara nga Qeveria e Republikes se Shqiperise te perfaqesuar nga Ministria e Financave ne forme regjistrimi. Obligacioni eshte leter me vlere me afat maturimi afatmesem dhe afatgjate duke filluar nga 1 vit deri ne disa dhjetra vjet.

PERSE E BEN QEVERIA KETE SHITJE

Nga kjo nisme qeveria pritet te ule kostot e kthimit te borxhit per shkak te zgjatjes se afateve te shlyerjeve. Nga ana tjeter ata qe blejne kete borxh qe mund te jene edhe individe mund te perfitojne interes me te larte. Shpeshhere shitja e obligacioneve apo bonove te thesarit eshte me leverdi per qytetaret apo per bankat e nivelit te dyte por kjo varet shume nga gjendja reale e financave te shtetit. Si ne rastin e Greqise ku bonot e thesarit te blera nga qytetaret rezultuan me nje risk teper te larte deri ne 60 pe shkak te financave katastrofike te shtetit helen.

aq/ah/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›