E Diel, 1 Nëntor 2026

Situata me përmbytjet në Fier/ Balluku: Niveli i prurjeve në Vjosë 5.5 metra. Subashi: Situata drejt përmirësimit

Prej 3 ditësh, vendi ynë është përfshirë nga përmbytjet, me raportime të shumta për evakuime në Durrës, një pjesë të Kurbinit, Vlorë dhe Fier.

Sakaq, kanë nisur evakuimet e para në Ferras, ku në terren ndodhen zv/kryeministrja Belinda Balluku, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe kryebashkiaku Armando Subashi.

Në një prononcim për mediat, ministri Vengu deklaroi se në Vlorë janë evakuuar 20 persona, ndërsa në Ferras 15 familjarë.

 “Kemi akomodim në Fier dhe Vlorë, nga strukturat vendore dhe private. Aktualisht kemi 20 persona në Vlorë dhe vazhdojnë evakuimet në zonën e Sipër Bishanit. Po ashtu, kemi edhe 15 familjarë të strehuar në Ferras.”

Balluku:
Në pikën e matjes që përdorim për lumin Vjosa, niveli ka qenë 8 metra, ndërsa tani është 5.5 metra. Ka një rënie të konsiderueshme, e cila pritet të reflektohet në situatën e mëtejshme.

Subashi:
Në Kashisht, në pjesën e sipërme të Vjosës, gjatë një ore ka rënë 15 cm niveli i ujit. Parashikohet që kjo rënie të pasqyrohet edhe në 4–5 orët e ardhshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›