E Hënë, 2 Nëntor 2026

Situata në PD, analisti Kalemaj: Analiza në parti, proces i vazhdueshëm. Një pjesë është bërë që ditën e zgjedhjeve

Analisti Ilir Kamelaj ka komentuar situatën në PD, teksa thekson se në fakt, një pjesë e analizës në parti lidhur me rezultatin e dobët në zgjedhjet e 11 majit është bërë. Në studion e emisionit “3D” në RTSH, Kalemaj u shpreh se analiza është një proces i vazhdueshëm dhe që nuk ka përfunduar dhe se rezultate e saj do të tregojnë edhe nevojën për ndryshime.

“Ku flasim për hapje, llogaridhënie në lidhje me zgjedhjet e sapo kaluara, normalisht që analiza duhet bërë. Besoj se analiza kanë bërë nëpër grupseksione. Një pjesë e mirë e analizës është bërë që ditën e zgjedhjeve, u tha që kishte tren bullgarë, a kishte reagime, jo. U tha që u manipulua vota e emigrantëve. A kishte apo meritokraci? U kritikua, me të drejtë mendoj, listat e mbyllura, por kjo nuk mund të bëhej analizë përpara sepse nuk e dinim që Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti do kishin këtë rezultat. Në bazë të këtij rezultati do bëhet edhe një diskutim. Sot Berisha pati takim edhe me aleatët për Kodin Zgjedhor. U diskutua për të dalë me një propozim të përbashkët. Nëse do ketë një qëndrim të unifikuar të opozitës, mazhoranca nuk i bën dot në mënyrë të njëanshme ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Analiza është proces i vazhdueshëm, një pjesë është bërë, por nuk ka përfunduar”, u shpreh ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›