E Hënë, 2 Nëntor 2026

Situatë alarmante nga zjarret! Pas Gramshit, urdhër evakuimi edhe për banorët në fshatrat e Poliçanit

Duket se tashmë situata e zjarreve në vendin tonë është jashtë mundësive për t’u përballuar nga autoritetet lokale, por edhe ato qëndrore.

Pas urdhrave për evakuimin e banorëve nga 6 fshatrave në Gramsh, një urdhër i ngjashëm është bërë dhe për banorët e disa njësive në Poliçan.

Ministria e Mbrojtjes iu kërkon banorëve në Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik dhe Panarit, si dhe zonave brenda Rezervatit të Mbrojtur “Balloll”, të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt.

Mesditën e sotme u regjistrua dhe viktima e parë nga zjarret në vend, i cili ishte një 80 vjeçar nga Gramshi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›