S’ka urdhër për mbajtjen e shpërblimit të mësuesve
Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, ka deklaruar se nuk ka shpërndarë asnjë urdhër nëpër shkolla që t’u mbahen paratë mësuesve për t’u mbledhur si fond për të ndihmuar banorët e prekur nga përmbytjet në Shkodër. “Mësuesve u është kërkuar të japin një kontribut vullnetar, njësoj siç u është bërë thirrje të gjithë shqiptarëve për të ndihmuar zonat e përmbytura”, - ka deklaruar ministri i Arsimit Myqerem Tafaj.
Reagimi i tij erdhi pas publikimit në media të denoncimit të mësuesve të shkollave të kryeqytetit, të cilët thanë se u është kërkuar të firmosin një deklaratë në të cilën deklarojnë se 10 mijë lekë nga paga e tyre e dhjetorit, posaçërisht shpërblimin e fundvitit, duhet ta akordojnë në fondin financiar për të ndihmuar banorët e Shkodrës.
Në të gjitha shkollat e vendit aktualisht japin mësim 34000 punonjës arsimorë në të gjitha nivelet e ciklit 9-vjeçar