Skandali 120 milionë/Ahmetaj fton investitorët për zgjerimin e rrugës, gjelbërimi se lejon
Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë, Arben Ahmetaj u ka bërë thirrje investitorëve për të ofertuar zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës në tri korsi, por gjithçka ka rezultuar e kotë. Sipas investigimit të gazetës “Panorama”, thirrja nga Ahmetaj ka rezultuar një farsë, për shkak se mbushja e autostradës me gjelbërim, së fundmi me vendosjen edhe të Palmave nuk mund të lejojë zgjerimin.
Kontrata që ka bërë publike Ahmetaj kap vlerën e 100-120 milionë eurove.
Nuk dihet ende nëse kjo vjen si rezultat e mosmarrjes vesh brenda ministrive të qeverisë, sepse ideja, puna dhe mbi të gjitha vendimi për gjelbërimin e autostradës është bërë nga Ministria e Mjedisit.
Megjithatë, Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë është përgjegjëse për hartimin dhe zbatimin e politikave për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit nëpërmjet bashkëpunimit ekonomik, programimit strategjik dhe monitorimit të investimeve publike për të gjitha institucionet shtetërore.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
