E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali në Përmet/ Dy efektivë policie marrëdhënie intime me një 16-vjeçare, njëri njerku i të miturës, arrestohet nga policia

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër), në bashkëpunim me DVP Gjirokastër, ka ekzekutuar disa urdhra ndalimi të lëshuara nga Prokuroria e Gjirokastrës, në lidhje me skandalin e zbuluar më parë në Përmet, ku një efektiv policie akuzohej për marrëdhënie intime me një 16-vjeçare.

Sipas burimeve zyrtare, nën akuzën për “Ngacmim seksual” janë ndaluar dy efektivë policie:

Pajtim Baka, oficer i patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Përmetit;

Artur Ago., oficer në Policinë e Tepelenës, aktualisht në kërkim pasi dyshohet se është larguar drejt Greqisë.

Po ashtu, nën akuzën për “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë” janë ndaluar edhe:

K. P., i dashuri i të miturës;

I. P., shok i tij.

Nga hetimet ka rezultuar se vajza e mitur K.G., e nxitur nga i dashuri dhe shoku i tij, ka përdorur një video intime të regjistruar me telefon për të shantazhuar efektivin A.A., duke i kërkuar 10 milionë lekë të vjetra për të mos e publikuar pamjen kompromentuese.

Ndërkohë, dyshohet se efektivi P. B., i cili rezulton të jetë njerku i vajzës, ka pasur marrëdhënie intime me të miturën prej disa vitesh, duke përforcuar dyshimet për shkelje të rënda ligjore dhe etike.

Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa priten zhvillime të tjera në vijim.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›