E Hënë, 2 Nëntor 2026

Skema Kombëtare e Investimeve, Rama: Paketa përfshin kredi të buta dhe 50% grante! Ja afati deri kur mund të aplikojnë fermerët dhe sipërmarrësit

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se afati për aplikimin për Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 është data 30 Shtator.

Rama u shpreh se Skema përfshin 9 masa mbështetëse për sektorin e bujqësisë.

Fermerët, agropërpunuesit, dhe sipërmarrësit në fushën e agroturizmit duhet të aplikojnë deri në datën e përfundimit të afatit për të përfituar një paketën e financimit të integruar, që përfshin kreditë e buta, si dhe 50% grante.

Rama shkruan në një postim në Facebook se nëdispozicion të fermerëve dhe SME-ve është edhe Garancia Sovrane me një normë interesi vetëm 2% dhe mbulim 70% kolateral nga shteti.

Postimi i plotë:

Ka nisur informimi në gjithë vendin për aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 me 9 masa mbështetëse për sektorin e bujqësisë‍‍

✍️Të gjithë fermerët, agropërpunuesit, dhe sipërmarrësit në fushën e agroturizmit, mund të aplikojnë deri në datë 30 shtator 2025 për të përfituar një paketë financimi të integruar, që përfshin kreditë e buta, si dhe 50% grante️

Në dispozicion të fermerëve dhe SME-ve është edhe Garancia Sovrane me një normë interesi vetëm 2% dhe mbulim 70% kolateral nga shteti

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›