E Diel, 1 Nëntor 2026

Skema e re e pensioneve, Rama: Nëse dikush vendos 1 euro në fondin e vet, qeveria do shtojë 1 euro tjetër

Gjatë takimit të kompleksin industrial në Durrës, Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek skema e re e pensioneve që po përgatit qeveria.

Sipas kreut të qeverisë, qëllimi është krijimi i një fondi të veçantë, për ata që duan të kenë një pension më të lartë.

Sipas Ramës,  kush do të kursejë më shumë për pensionin, mund të japë një kontribut nga paga, dhe të njëjtën shumë, shteti do e dyfishojë.

“Jemi duke përgatitur një skemë të re pensionesh. Duke u dhënë mundësi njerëzve që duan të kursejnë më shumë për pensionet, për të dhënë një kontribut, të cilin shteti do ta shoqërojë me të njëjtën shumë. Pra, nëse dikush do të nxjerr nga paga një euro për pensionin, shteti do të vendosë një euro tjetër. Kështu do bëhen dy euro dhe, natyrisht, kjo do të jetë e kombinuar. Fondi i pensioneve do të fillojë të marrë formë dhe të garantojë qoftë ata që investojnë te fondi, por edhe lidhjen mes privatit dhe punonjësit”, tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›