E Diel, 1 Nëntor 2026

Skënder Hita mbërrin në Shkodër/ Kryepolici do të takohet me drejtuesit vendorë të qarkut

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Shkodër.

Hita pritet të takohet me drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë të këtij qarku.

Skënder Hita mori drejtimin e Policisë së Shtetit më 31 mars të këtij viti.

Në vitin 2021, Hita kaloi procesin e vetingut në polici. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit konfirmoi pastërtinë e figurës së tij dhe nuk gjeti probleme as në komponentin e pasurisë, as në aftësitë profesionale./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›