E Diel, 1 Nëntor 2026

Skënder Hita merr detyrën e kreut të Policisë së Shtetit: Luftë pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit duke nisur nga radhët tona

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hita është betuar sot në detyrën e re në krye të Policisë së Shtetit.

Në fjalën e mbajtur në ceremoninë e betimit, Hita deklaroi se sfidë e tij në këtë detyrë do të jetë goditja ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit duke nisur me Policinë e Shtetit.

Ai u ndal dhe te disa nga objektivat që do të jenë në themel të punës së Policisë, duke renditur këtu rritjen e parametrave të sigurisë në shkolla, forcimin e rendit dhe sigurisë, modernizimin, teknologjinë dhe digjitalizimin, si dhe rritjen e besimit të qytetarëve të forcat e rendit.

“Për të punuar, është sakrifikuar shumë deri më sot. Mbetet sfidë thellimi i rezultateve dhe përmirësimi i imazhit të policisë, sepse një polici e denjë matet me besimin që fiton çdo ditë ndaj qytetarëve. Policia është vendi ku qytetari gjen mbështetjen, drejtësi dhe besim. Prioritetet tona janë të qarta: lufta pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit duke filluar nga radhët tona; rritje e parametrave të sigurisë në shkolla, forcimi i rendit dhe sigurisë, modernizimi i sigurisë përmes teknologjisë sipas standardeve evropiane, rritje e transparencës dhe përgjegjshmërisë ndaj qytetarëve, mbështetje dhe motivim ndaj punonjësve të policisë, forcimi i bashkëpunimit me partnerët evropianë”, deklaroi ai, teksa u betua se do ta mbajë me nder flamurin e Policisë së Shtetit.

Ai u cilësi kurorëzimin e tij në krye të Policisë së Shtetit, jo si një arritje personale, por përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe punonjësve të këtij institucioni.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›