E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skënderbeu fiton dhe kap Flamurtarin

Skënderbeu triumfoi në një ndeshje dramatike 1-0 ndaj Shkumbinit, në sfiden e dy penalltive të humbura, nga një për çdo ekip, me sulmuesin serb Mlladen Bërkiç që firmosi golin e fitores në minutën e 89-të.

Ndeshja prodhoi emocione të shumta, pasi Mlladen Bërkiç gaboi 11-metërshin e ekzekutuar në minutën e 45-të – priti Elvis Kotori, por dhe me portierin e Shkumbinit, Elvis Kotori, që gaboi penalltinë në minutën e tretë shtesë përballë homologut të tij, Orges Shehi.

Kjo ishte fitorja e shtatë e Skënderbeut në po aq ndeshje të zhvilluara në shtëpi, që tashmë ndodhet me pikë të barabarta me Flamurtarin, nga 28.

Shkumbini, që në stol kishte trajnerin e tretë sezonal, Përparim Daiu, pësoi humbjen e shtatë.

Të shtunën, Vllaznia fitoi 1-0 në Laç (gol i Gocajt), Bylisi barazoi 1-1 me Tiranën (Popoviç për Bylisin; Lilaj për Tiranën) dhe Kastrioti mposhti 3-1 Elbasanin: Alikaj, Alvizh dhe Babiç për krutanët, Dalipi për verdheblutë.

Në takimin tjetër të ditës së diel, Teuta fitoi 2-1 kundër Dinamos në “Qemal Stafa”: Pepa dhe Frashëri për Teutën, Vila (penallti) për Dinamon.
 
Të hënën do të zhvillohet ndeshja e fundit e javës së 14-të, Flamurtari-Besa.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 14

Të shtunën, 11 dhjetor
Laçi-Vllaznia        0-1
Bylis-Tirana        1-1
Kastrioti-Elbasani    3-1

Të dielën, 12 dhjetor
Skënderbeu-Shkumbini    1-0
Dinamo-Teuta        1-2

Të hënën, 13 dhjetor
Flamurtari-Besa        13:00

Ekipi             Nd     Pikë
1     Flamurtari     13     28
2     Skënderbeu     14     28
3     Dinamo         14     24
4     Vllaznia         14     24
5     Tirana         14     22
6     Teuta         14     21
7     Kastrioti         14     17
8     Laçi             14     17
9     Shkumbini         14     17
10     Bylis         14     12
11     Elbasani         14     9
12     Besa             13     9

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Diele, 12 Dhjetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›