E Diel, 1 Nëntor 2026

Skenderbeu nje dokumentarqe zberthen shume pikepyetje

TIRANE- I pari film dokumentar mbi Skenderbeun do te shfaqet sot me 17 janar ne oren 1900 ne kinemane Imperial ne Tirane. Vjen nen regjine e Vladimir Priftit me mbeshtetjen e Qendres Kombetare Kinematografike. Ashtu sic ishte shprehur edhe me pare regjisori ky dokumentar per Heroin Kombetar shfaqet me rastin e 100-vjetorit te pavaresise dhe ne diten e 544-vjetorit te vdekjes se Skenderbeut. Filmi dokumentar perfshin gjithe jeten dhe veprimtarine e Skenderbeut duke u mbeshtetur ne vepra historike te studiuesve shqiptare dhe te huaj e njekohesisht per fakte polemizuese regjisori Prifti ka ngritur nje bashkebisedim mes historianeve Frasheri Pellumb Xhufi Luan Malltezi por edhe komenteve qe do te behen p.sh. per gjuhen portretin e armet e Skenderbeut nga Moikom Zeqo apo Ferid Hudhri. Regjisori Prifti eshte shprehur se filmi do ti qendroje besnik faktit dhe dokumentit duke ndricuar me shume ato momente qe sjellin edhe nje kendveshtrim te ri per shikuesin e sotem si p.sh ku percaktohet sot vendlindja e Kastrioteve Si ishte rinia e Skenderbeut Cilat ishin simbolet e shtetit vula stema flamuri Me cilet njerez e beri ai kancelarine keshillin e luftes pushtetin ekzekutiv Si e organizoi ushtrine e kavalerine Deri ku shkoi shtrirja e ketij shteti qytetet qe perfshinte krahinat e portet. Leterkembimi apo marreveshjet e Skenderbeut me kancelarite me te medha te kohes do te vijne edhe vizualisht permes pamjeve nga qytetet e Venedikut Romes Mbreterise se Napolit Raguzes Ankarase Stambollit. Nje analize e rendesishme vizuale do ti behet edhe portretit autentik te Skenderbeut gravurave armeve perkrenares veshjes se tij besimit fetar gjuheve qe perdorte dhe vecanerisht gjuhen shqipe te shkruar.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›