Sot finalja e Ligës së Europës/ Derbi anglez në Sevilje të Spanjës, Tottenham-Man. Utd

Një derbi për të shpëtuar sezonin. E tillë mund të quhet finalja e sotme e Ligës së Europës mes Totenhemit e Mançester Junajtidit në orën 21:00.
Dueli anglez nuk do të zhvillohet në ishull, por në Sevilje të Spanjës, dhe është shpresa e vetme e “gjelave” dhe e “djajve të kuq” që të arrijnë një sukses këtë edicion.
Dy ekipet që nuk janë ndeshur kurrë më parë në Europë, kanë një paraqitje për t’u harruar në Premier Ligë, pasi janë në vendet e fundit.
Spërsat të 17-ët e Junajtid I 16-ti! Trajneri I londinezëve, Postekoglu, ka edhe një problem tjetër të madh, mungesën e tre mesfushorëve më të mirë e më krijues, Kulushevski, Medison dhe Bergvall.
Të paktën, kapiteni koreanojugor Heung Min Son është në formë, ndërsa tekniku greko-australian reagon ashpër ndaj gazetarëve kur I kujtojnë sezonin e dështuar.
“Kjo varet nga këndvështrimi juaj, por unë dua t’iu them vetëm një gjë. Pavarësisht se çfarë ndodh në finale, unë nuk jam një klloun, dhe nuk do të jem kurrë I tillë. Jam shumë I zhgënjyer që përdorni këtë terminologji ndaj një personi që për 26 vjeç ka punuar në shumë klube dhe që ka arritur në një finale të madhe europiane. Nëse doni të thoni se nëse nuk arrin suksesin je një palaço, unë nuk di sesi t’i përgjigjem kësaj pyetjeje”.
Ruben Amorim nuk është aspak në gjendje më të mirë, pasi ky edicion I parë, I pjessshëm në stolin e Junajtidit ka qenë një katastrofë.
Ekipi ka dështuar në çdo objektiv në Angli, si kampionatin, Kupën dhe Kupën e Ligës.
Gjithsesi, nga dëmtimi janë kthyer Zirkze, Diallo dhe Joro.
Megjithatë, të dëmtuar ka, siç janë Dalot, De Ligt dhe Lisandro Martinez.
Tekniku portugez duket I qetë.
“Nuk bëhet fjalë që fitorja në këtë ndeshje të më japë një të ardhme të re. Kryesore është të përfundojmë sezonin siç duhet. Nëse ne fitojmë, njerëzit do të na shohin ndryshe, sepse një titull europian është gjithmonë I rëndësishëm. Gjithsesi, kjo nuk do ta ndryshojë në themel sezonin tonë. Lojtarët, stafi teknik dhe tifozët e dinë se nuk jemi paraqitur mirë, por fitorja e një titulli europian mund të na ndihmojë që të mendojmë dhe të kemi besim që të ndërtojmë të ardhmen”.
Mançester Junajtid ka tradicionalisht bilanc më të mirë sesa Totenhemi, me 96 fitore e 57 humbje në histori, veçse këtë edicion të treja përballjet, në Premier dhe Kupën e Ligës I kanë fituar Spërsat, madje me shifrat 3-0, 1-0 e 4-3.