Sot “finalja e parakohshme” Inter-Barça, spektakël i garantuar në “San Siro”, dueli përcakton finalistin e parë të Champions

Nga Ervin Sina
Inter apo Barcelona? Liga e kampionëve njeh sonte në mbrëmje ekipin e parë që do të shkojë në finalen e vitit, atë të datës 31 maj në Mynih.
Gjysmëfinalja e kthimit mes këtyre dy skuadrave përbën padiskutim ajkën e futbollit kontinental, veçanërisht nëse konsiderojmë emocionet dhe spektaklin që kjo sfidë dhuroi në duelin e partë luajtur mesjavën e kaluar në Katalonjë.
Ndaj, nisur nga tradita dhe përballja fantastike e takimit të parë që u mbyll 3 me 3, ky është një duel që konsiderohet një finale e parakohshme.
Shifrat janë gjithashtu të jashtëzakonshme..sepse Interi do të fitoje plot 13 milionë euro nga shitja e biletave në San Siro, ku gjithçka është e ezauruar.
Shifër stratosferike në fakt që nuk ka ndodhur kurrë në historinë e një ndeshje në Itali.
Meqenëse jemi tek shifrat, skuadra milaneze shpreson të kap finalen edhe për një arsye të fortë ekonomike.
Nëse e bëjnë këtë gjë, fitimi nga Champions në këtë sezon, pa llogaritur triumfin e mundshëm në finale do të shkonte 130 milionë euro. Nëse i kthehemi aspak sportive…në fushë suksesi ndaj Barcelonës konsiderohet një mision i vështirë.
Por Interi luan në shtëpi, shënoi 3 gola në Katalonjë dhe mbi të gjitha ka entuziazmin e të pasurit në skuadër të Lautaro Martinez që ka bërë një mrekulli me rikuperimin në kohë rekord pasi u dëmtua në takimin e parë.
Ai dhe Turam do të marrin përsipër manovrën sulmuese me të tjerët si Barela , Calhanoglu dhe Mkitarian që pushuan në kampionat dhe janë gati bashkë me Dumfris, Dimarkon, Bastonin, Acerbin dhe Bisek ti japin jetë një mbrëmje të paharrueshme.
I vetmi që nuk është I gatshëm Pavard, që ndryshe nga pritshmëria nuk u rikuperua dot. Në krahun tjetër Barcelona e ka me fat datën 6 maj…16 vite me parë eliminonte Chelsean me golin e Iniestës, pastaj asfaltonte Bajernin në 2015 me golin e famshëm te Messit që shtriu në tokë Boateng.
Tani është koha për një tjetër mbrëmje të paharrueshme, ndonëse ndaj italianëve nuk kanë kujtime të mira të gjysmëfinales së 2010.
Hansi Flik i gëzohet faktit që ndryshe nga takimi i parë sonte ka në ekip Levandovskin pa llogaritur yjet e tjerë, Pedri, Dai Olmo, De Jong, golashënuesin më të mirë të Champions, Rafinja, apo lojtarin më të talentuar Jamal.
Mbrojtja është repair që fut ujë dhe shqetëson katalanasit, aty ku mungojnë edhe lojtarë si Balde apo Kunde. Supersfidën Inter Barcelona, keni mundësi ta ndiqni sonte pra 21:00 ekskluzivisht në Vizion Plus./vizionplus.tv