Sot inaugurimi i Donald Trump, përgatitjet e fundit për ceremoninë në Kapitol

Donald Trump rikthehet sot në Shtëpinë e Bardhë duke u bërë presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara pas 4 vitesh të trazuara ku iu bënë atentate të dështuara, si edhe u përball me çështje ligjore.
Ceremonia e cila pritet të nisë në mesditë me orën lokale dhe do të zhvillohet brenda Capitol dhe jo jashtë për shkak të temperaturave të ulëta. Kjo është hera e parë që ndodh në 40 vjet.
Në këtë ditë paraardhësi, demokrati Joe Biden, do të largohet nga Shtëpia e Bardhë.
Po ashtu, sot në ditën e inaugurimit, zhvillohet mesha tradicionale e mëngjesit në kishën St. John’s, për të vazhduar pastaj me eskortën e tij për çajin e mëngjesit në Shtëpinë e Bardhë.
Në orën 12 Trump si dhe zëvendëspresidenti JD Vance do të bëjnë betimin.
Presidenti i zgjedhur ka deklaruar se nuk donte në asnjë mënyrë që qytetarët të lëndoheshin , ndaj ka udhëzuar që fjalimet e tij të zhvillohen në sallën e kupolës së “Capitolit”.
Në ditën e parë të inaugurimit, Trump do të nënshkruajë mbi 200 urdhra ekzekutive, mes tyre edhe për kontrrollin në masë për dëbimin e emigrantëve te paligjshem.
Sakaq në mbrëmje janë planifikuar tri ballo.
Rreth 200.000 mbeshtetës pritet të vizitojnë qytetin për të ndjekur transferimin presidencial të pushtetit.
Programi mbyllet me një meshë të shkurtër të martën më 21 janar.
Pas kësaj, presidenti do të përshkojë me limuzinë një nga bulevardet kryesore të Uashingtonit e më pas do të ndalet duke ecur në këmbë e përshëndetur njerëzit. Me mbylljen e inaugurimit Donald dhe bashkëshortja e tij Melania do të vendosen në Shtëpinë e Bardhë dhe qeveria nis zyrtarisht detyrën.
Është zakon, që të gjithë ish-presidentët, marrin pjesë në këtë ceremoni madhështore , ndonëse vet Trump më 2021 e prishi këtë traditë duke mos qenë i pranishëm në inaugurimin e presidentit.
Joe Biden, Barack Obama, George Ë. Bush dhe Bill Clinton do të jenë me bashkëshortet e tyre. Me përjashtim të Michelle Obamas, e cila për arsye që nuk dihen nuk do të marrë pjesë. Krerë shtetesh do të jenë në mes të të pranishmëve gjithashtu, mes tyre edhe zevendës presidenti i Kinës./vizionplus.tv